None
SQ
Publikohet videoja e operacionit sekret të Trumpit në Ankara - shikoni se si u transferua me një kamion transporti në një aeroplan tjetër
['Kemajl Berisha', 'Bau Market', 'Ecotech Efficiency Fetoshi Gmbh', 'Vipa Chips', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Enver Robelli', 'Muhamet Hajrullahu', 'Edonis Bytyqi', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Megjithatë, gjatë largimit, para kamerave televizive, ai hipi në avionin e vjetër Air Force One, duke thënë se dëshironte të fluturonte me të “për hir të kohëve të vjetra”.
Vetëm disa minuta më vonë, Trump u transferua fshehurazi në një avion më të vogël C-32A, një Boeing 757 i modifikuar.
Kontejneri i kamionit u ngrit me anë të një sistemi hidraulik deri te dera e avionit, në anën që ishte e fshehur nga mediat.
Vendndodhja e vërtetë e Trumpit iu fsheh gazetarëve dhe disa anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas një zyrtari amerikan, arsyeja për aktivizimin e këtij operacioni mashtrues ishte një kërcënim i besueshëm ndaj Trumpit, i cili lidhej me Iranin.