None
SQ
Brooke Shields bëhet virale pasi iu përgjigj "fyerjeve" të së bijës: Është shenjë pjekurie
['Kemajl Berisha', 'Egzona Shigjeqi', 'Lavdi Rexhepi', 'Bau Market', 'Ecotech Efficiency Fetoshi Gmbh', 'Vipa Chips', 'Butrint Avdyli', 'Nol Elshani', 'Enver Robelli', 'Muhamet Hajrullahu']
Telegrafi
Aktorja hollivudiane dhe ish-supermodelja Brooke Shields ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, por këtë herë jo për shkak të një projekti të ri filmik apo paraqitjes në tapetin e kuq.Ajo pushtoi internetin me përgjigjet e saj të zgjuara ndaj sharjeve humoristike që i bëri vajza e saj, Grier, në një video virale në TikTok.Grier Henchy, njëzet vjeç, e përfshiu nënën e saj në trendin popullor të TikTok, në të cilin pjesëmarrësit u përgjigjen fyerjeve ose provokimeve fiktive. Pamja, mosha dhe karriera e aktores së famshme u vunë në shënjestër.
@grier_henchy in the locker she goes 😔 ♬ original sound - grier 😇
Pastaj Grier e ngacmoi nënën e saj për faktin se kishte shumë flokë gri. Në vend që të ofendohej, Shields u përgjigj me besim dhe me një dozë humori: "Është një shenjë pjekurie."Kur erdhi puna te shakaja për rrudhat e saj, Brooke shkoi një hap më tej. Në vend që të justifikohej për pamjen e saj, ajo u përgjigj aq ashpër sa ishte kjo pjesë e videos që tërhoqi vëmendjen e shikuesve.Aktorja nuk u ndal vetëm te komentet për pamjen e saj fizike. Kur vajza e saj e "sulmoi" me shaka për personazhin e saj, Shields i kujtoi me besim karrierën e saj të gjatë dhe suksesin që ka arritur gjatë disa dekadave.Në njërën nga përgjigjet, ajo theksoi se është shumë e famshme, ndërsa në përgjigje të një provokimi tjetër, kujtoi se karriera e saj ka zgjatur për më shumë se gjashtë dekada. /Telegrafi/