Ai u shpreh se kjo protestë është shtrirë edhe jashtë kufijve, ku sipas informacioneve është protestuar në më shumë se 70 qytete të ndryshme në të gjithë Perëndimin. Sa i përket datave simbolike 14, 15 dhe 16 gusht, Lika zbuloi se shqiptarët e diasporës janë vetë-organizuar me udhëtime tokësore në grup për të mbërritur në Tiranë. Të gjithë bashkë do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’iu bashkuar protestës masive. Më tej, Lika nënvizoi se diaspora është bërë tashmë një faktor serioz politik në mbështetje të ndryshimit në vend. Në përmbyllje, ai konfirmoi se organizatorët po punojnë me intensitet të lartë paralelisht edhe për aksionin e radhës protestues që do të zhvillohet gjatë muajit shtator.