Replika në fjalë pothuajse m’u imponua dhe, menjëherë, me këtë opinion timin po e shfrytëzoj rastin që edhe unë, personalisht, në emër të vendlindjes sime, shtetit tonë, Kosovës-Dardanisë, t’i „falënderohem“ zotëriut Yuriy Hudymenko, duke iu përgjigjur se:„PËSHTYMA NË FYTYRËN E NJË VENDI MIK“, nga presidenti juaj Volodymyr Zelenskyy apo nga kushdo që mendon se SHTETIN TONË, KOSOVËN, MUNDET APO DO TË MUNDET NDONJËHERË TA PËSHTYJË, gjithmonë do të hasë në përpjekje të dështuara dhe rrëzëllim në adresë të dërguesit të etiketuar! RRNOFTË SHTETI YNË, KOSOVA-DARDANI! ZOTI E BEKOFTË! Andaj, edhe „zgjedhja“ e presidentit tuaj, sikurse ishit deklaruar ju – citoj:„E drejta jo normale“ është absurditet ose edhe në kundërshtim me arsyen, e plotësisht e ekzagjeruar! dhe:„E vështira e drejtë“ është iluzion ose, shkurt të thuhet, është perceptim i rremë, si dhe mashtrues i realitetit.