Në prag të 1 shtatorit, procesi i aplikimit për tekstet shkollore vazhdon të mbetet i hapur. Krahas kësaj, rrjeti i përfituesve zgjerohet edhe në kategori të veçanta sociale dhe institucionale. Fëmijët me nevoja të veçanta, për të cilët tekstet standarde shpesh nuk mjaftojnë, do të mbështeten për mjete alternative didaktike. Nga Ministria bëjnë me dije se llogaritjet përfundimtare do të bëhen vetëm pasi të mbyllet afati i aplikimit dhe të ketë një numër të saktë të regjistruarish. Ministria e Arsimit thotë se synimi është që subvencionimi të përfundojë në kohë dhe nxënësit të pajisen me tekstet dhe materialet shkollore para nisjes së mësimit më 1 shtator.