Ai akuzon Ymerin se, për shkak të kundërshtimit ndaj kryeministrit Albin Kurti, po shkon deri aty sa të “arsyetojë” deklaratat e presidentit serb për lumin Ibër dhe Ujmanin. Sipas Gacaferit, deklarata të tilla janë të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe përfaqësojnë një qasje të gabuar ndaj Serbisë dhe Listës Serbe. Ai ka përmendur edhe deklarata të tjera të zyrtarëve të LDK-së, për të cilat tha se kanë qenë “skandaloze” në raport me çështjet e sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës. Në fund të reagimit të tij, Gacaferi shkruan se “Kosova duhet të ruhet nga deklaratat e papërgjegjshme të politikanëve të saj”, duke theksuar se deklaratat e Vuçiqit i konsideron shoviniste dhe kërcënuese ndaj Kosovës. Zot i madh ruaje Kosovën nga deklaratat skandaloze të deputetëve të LDK'së, se nga deklaratat shoviniste të Vuqiçit ruhemi vet!