Sot në një intervistë emocionale me BBC Newsnight, Hunter Biden, djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e babait të tij po përkeqësohet. “Kanceri është përhapur, është metastazuar në kockat dhe më tej. Është bërë shumë i dhimbshëm dhe shumë agresiv”, tha Hunter Biden. Hunter Biden pranoi gjithashtu se problematikat e tij me varësinë “sigurisht” kanë ndikuar negativisht në jetën dhe shëndetin e babait dhe familjes. Joe Biden vazhdon trajtimin dhe, sipas djalit, të tij Hunter Biden edhe me ndihmën e mjekëve do të vazhdojë të luftojë me kancerin për sa kohë të jetë gjallë.