None
ID
Irani dhe SHBA vënë kushte të reja për Ngushticën e Hormuzit
[]
Bota - Bota Sot
Kjo deklaratë shënon një përshkallëzim të retorikës mes dy vendeve dhe zbeh shpresat për njëmarrëveshje të afërt për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.
Në një postim në rrjetin e tij "Truth Social" Trump shkroi se edhe SHBA-ja do të kërkojë kompensim nga Irani për personat e vrarë dhe të plagosur rëndë nga minat në Ngushticën e Hormuzit ddhe për konfliktet ku, sipas tij, Teherani ka luajtur rol.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se tani është radha e SHBA-së të ndalojë veprimet që Irani i konsideron të paligjshme dhe të dëmshme, si dhe të ndërmarrë hapa për t'i korrigjuar ato.
Nga ana tjetër në një intervistë për grupin mediatik "Axios" Trumpi e minimizoi të dielën rëndësinë e kontakteve aktuale me Teheranin.
Sipas mediave amerikane ai tha se SHBA-ja po zhvillon "gjysmë-negociata" me Iranin dhe se "ne thjesht po e vëzhgojmë Iranin, me inflacionin e tij të lartë dhe faktin që nuk ka para."