– Qumështorja Vita”, përfshirë raste të detektimit të yndyrës bimore me karakteristika të vajit të palmës dhe amidonit të padeklaruar, thuhet në raportin e siguruar nga mediat. Sipas tabelës përmbledhëse të analizave, dy mostra të qumështit “My Cow” 3.2 për qind janë vlerësuar “në kundërshtim me deklaracionin”. Për njërën prej tyre, me kod MOS00005733/2026, laboratori ka konstatuar: “Profili i acideve yndyrore tregon praninë e yndyrës bimore me karakteristika të vajit të palmës”. Për disa produkte të linjës “Holla”, prania e yndyrës bimore apo vajit të palmës ishte deklaruar dhe rezultatet janë vlerësuar në përputhje. Në 85 raste, përbërësi është detektuar në laborator, por nuk ka qenë i deklaruar në etiketë.