None
FI
Ajvazi: Industria e qumështit po tentohet të rrënohet, i njëjti produkt lejohet të importohet por jo të prodhohet në Kosovë
[]
Ekonomi - Bota Sot
Sipas tij, është paradoksale që një produkt i njëjtë lejohet të importohet në Kosovë, ndërsa prodhuesit vendorë kufizohen në prodhimin dhe eksportin e tij.
Ai paralajmëron se nëse kjo qasje institucionale vazhdon, pasojat mund të shtrihen edhe në sektorë të tjerë të industrisë vendore.
Sipas tij, institucionet duhet të kenë kujdes në raport me prodhuesit vendorë, pasi vendimet që prekin një sektor mund të kenë pasoja edhe në sektorë të tjerë.
Ai ka kritikuar vendimin e fundit të Ministrisë së Bujqësisë, duke thënë se i njëjti produkt lejohet të importohet, por nuk lejohet të prodhohet në Kosovë dhe të eksportohet.
Ai tha se institucionet e Kosovës duhet të punojnë për të mundësuar depërtimin e prodhuesve vendorë në tregjet evropiane, veçanërisht në sektorin e qumështit dhe produktet me bazë shtazore.