Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se, nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas. “Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me operatorët ekonomikë është thelbësor për një aeroport më të gjelbër dhe më miqësor ndaj mjedisit” shtoi ajo. Një vëmendje të veçantë në këtë takim i kemi kushtuar zbatimit të direktivave dhe standardeve të Bashkimit Evropian për sigurimin e qasjes në ujë të pijshëm. Në përputhje me këto direktiva, u ra dakord për krijimin e këndeve të dedikuara për të ofruar qasje në ujë të pijes papagesë që rrjedh nga kroi, një shërbim thelbësor që do të jetë i disponueshëm për të gjithë pasagjerët nga viti i ardhshëm. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me operatorët ekonomikë është thelbësor për një aeroport më të gjelbër dhe më miqësor ndaj mjedisit.