Ata kanë bërë thirrje për tejkalimin e krizës politike dhe gjetjen e një kompromisi sa më shpejt, në mënyrë që vendi të rikthehet në funksionalitet dhe të vazhdojë përpara. Edhe kështu që mendoj që jemi optimistë që të arrijnë qëllimin e tyre sa më shpejt”, tha ai. Ndërkaq, Shefki Gashi nga Gjermania kërkoi që palët politike të gjejnë një kompromis, në mënyrë që institucionet të funksionalizohen sa më shpejt, duke theksuar se dëshira e tij është që Kosova të zhvillohet më tej. Atëherë unë kisha kërkuar një unitet të përgjithshëm, një rrugë të mbarë të përgjithshme të zhvillimit të Kosovës dhe shtetit të Kosovës dhe mos të humbin kohë, por sa më parë që është e mundshme të bëhet një kompromis e një marrëveshje e përbashkët dhe të gjendet rruga. Atëherë dëshira imë e flaktë është që Kosova sa më shpejt t’ia arrijë dhe t’i bëjë institucionet e veta dhe të ecim para”, tha ai.