None
SW
Krasniqi: Gjilani do të ketë lidershipin që e meriton
[]
Gjilani - Bota Sot
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një tubim madhështor në mesin e strukturave dhe përkrahësve të kësaj partie në Gjilan ka thënë se kandidati për kryetar Riad Rashiti është njeriu i duhur për këtë qytet.
Krasniqi është shprehur se fryma e bashkimit, e përkushtimit dhe e fitores po ndihet kudo në Gjilan.
“Riad Rashiti është njeriu i duhur për këtë qytet – i fjalës dhe i punës.
Me të dhe me ekipin më të mirë, Gjilani do të ketë lidershipin që e meriton, zhvillimin që e pret dhe dinjitetin që e kërkon.
Ka ardhur koha edhe për Gjilanin!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.