Përmes kandidaturës së tij në listën e Paritsë Demokratike të Kosovës, Fazliu synon të japë një shembull konkret se përfshirja e personave me aftësi të kufizuara në vendimmarrje duhet të jetë prioritet. Pasi që në komunë të Prishtinës është një problem shumë i madh që nuk respektohet ligji për punësim dhe riaftësim të personave me aftësi të kufizuar, pavarësisht numrit të madh të punëtoreve në Komunë e Prishtinës, pothuajse asnjë nuk është me aftësi të kufizuar”. “Është për tu mirëpritur se edhe në këto palë zgjedhje, po shohim një interesim të shtuar të kandidatëve për asamble komunale të personave me aftësi të kufizuara, por edhe prindër të fëmijëve me aftësi të kufizuara”, tha Misini. Por, si pikë më të rëndësishme Misini, e përmend zyrën për persona më aftësi të kufizuar brenda objektit të Komunës. “Një përfshirje më e madhe, pra kërkohet që institucioni lokal të punoj në një përfshirje më të madhe në arsim, në punësim, të ofroj shërbime më të mira shëndetësore, të ofroj përfshirje më të madhe në heshtje kulturore sportive dhe përgjithësi në jetën publike.