Zbulimi i mbetjeve mortore në disa lokacione në Zubin Potok ka rikthyer në fokus çështjen e personave të zhdukur dhe të krimeve të pazbardhura të luftës së fundit në Kosovë. Trupat e shqiptarëve janë transportuar në Beograd dhe janë varrosur në objekte ushtarake, në mënyrë që të mos gjendeshin kurrë. Pa një presion të tillë, nuk mund të pritet që Beogradi të bashkëpunojë realisht në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Familjet e viktimave kanë pritur shumë gjatë për të mësuar fatin e të afërmve të tyre. Serbia duhet të hapë arkivat dhe të ofrojë informacionet që i posedon për vendndodhjen e trupave dhe për operacionet e kryera gjatë luftës.