Kosova po përmendet si destinacion i mundshëm për të burgosurit e huaj nga Britania, pas propozimit të liderit të Reform UK, Nigel Farage, që të dënuarit të vuajnë dënimet jashtë vendit. Propozimi ka nxitur reagime edhe në Kosovë, ku njohës të sigurisë dhe të drejtave të njeriut vlerësojnë se transferimi i të dënuarve të huaj mund të ketë pasoja për vendin dhe imazhin ndërkombëtar. Edhe njohësi i sigurisë, Fadil Kajtazi, vlerëson se ofrimi i kapaciteteve të burgjeve të Kosovës për të dënuarit e vendeve evropiane mund të sjellë pasoja. Të burgosurit e parë danezë pritet të mbërrijnë në Kosovë në fillim të vitit 2027. Propozimi i Farage vjen në një kohë kur në Britani po diskutohet mundësia që një pjesë e të burgosurve të huaj të vuajnë dënimet jashtë territorit britanik.