None
SQ
Prodhuesit vendorë: Produktet me vaj palme lejohen të importohen, por ndalohen të prodhohen në Kosovë
['Kemajl Berisha', 'Bau Market', 'Ecotech Efficiency Fetoshi Gmbh', 'Vipa Chips', 'Elfije Boletini', 'Nol Elshani', 'Enver Robelli', 'Muhamet Hajrullahu', 'Edonis Bytyqi', 'Driton Gajraku']
Telegrafi
Përfaqësuesit e shoqatës kanë thënë se prodhuesve vendorë u është ndaluar prodhimi i disa produkteve, të cilat, sipas tyre, lejohen të importohen në Kosovë nga Ministria e Bujqësisë, edhe pse kanë përbërje të njëjtë.
“Si shoqatë e prodhuesve të Kosovës nuk jemi kundër importit të produkteve të cilitdo lloj, mirëpo është e padrejtë ajo çka është duke ndodhur aktualisht.
Ju po i shihni të gjitha këto produkte, ka edhe shumë që s’kemi arritur t’i sjellim në tavolinë, të cilat produkte sipas vendimit të fundit të Ministrisë së Bujqësisë lejohen të importohen.
Sipas tyre, prodhuesit vendorë kanë investuar për të zëvendësuar produktet e importuara dhe për të rritur konkurrencën në treg.
Shoqata ka kërkuar nga institucionet që të rishikojnë mënyrën e trajtimit të prodhuesve vendorë dhe të sigurojnë, sipas tyre, kushte të barabarta për produktet e prodhuara në Kosovë dhe ato që importohen.