Ditët e nxehta të gushtit kanë një qetësi të veçantë, që të fton të ndalesh e të reflektosh. Dhe pikërisht këtu më vjen në mendje “My Way”, kënga e Frank Sinatras. Sepse edhe politika, në fund të fundit, është një rrugëtim që një ditë do të shihet në retrospektivë. Do të duhet të pyesim nëse ajo mënyrë ishte e duhura për njerëzit dhe për të ardhmen e tyre. Prandaj, “My Way” nuk është vetëm një reflektim mbi rrugën që kemi bërë, por edhe një kujtesë për përgjegjësinë ndaj rrugës që po ndërtojmë.