None
SO
Gruaja e Havzi Nelës: Vetëm në Shqipëri, biri i një ekzekutori bëhet kryeministër. Më gjeni një vend në botë ku ndodh kjo!
[]
Balkanweb.com – News24
Po ashtu ajo kërkoi nga Rama që të kërkojë falje pëe firmën që babai i tij Kristaq Rama vendosi për ekzekutimin e poetit Havzi Nela.
“Vetëm në Shqipëri ndodh që biri i një ezkekutori të bëhet kryeministër, sespe pas 1990 nuk u dënuan krimet e komunizmit.
Ju mbajtët një minutë heshtje në këtë shesh, për jetët e atyre që u vranë për një Shqipëri demokratike.
Kam pritur prej 35 vitesh nga Rama të kërkojë falje që babai i tij vari poetin Havzi Nela.
Ju rinia ndërtoni Shqipërinë e re, atë për të cilën luftoi Havzi Nela dhe për të cilën shqiptarët bënë qindra vite burg.