None
SO
E reja vjen nga Franca në protestën para Kryeministrisë: Sot në Shqipëri ka dy botë, kulla me para të pista dhe popull në varfëri
[]
Balkanweb.com – News24
Një fjalim prekës dhe plot akuza ndaj gjendjes sociale e ekonomike në vend ka përcjellë para godinës së Kryeministrisë Flutura Kasa, me origjinë nga Kavaja, e cila ushtron detyrën si nënkryetare bashkie në Francë.
Jetoj në Francë dhe jam nënkryetare bashkie atje.
E njoh pak politikën dhe jap çdo gjë nga vetja për qytetarët atje, por sa herë kthehem këtu zemra më rrjedh gjak kur shoh që populli im vuan në këtë mënyrë.
E kam prekur vetë me dorë atë që ju kaloni çdo ditë: në mes të vapës ikin dritat dhe mbetemi pa ujë.
Si ka mundësi që një popull në mes të Europës të vuajë ende për ujë dhe energji elektrike?!”