None
SO
“Në shtator Parlamenti do të jetë i popullit”/ Aktivisti Edison Lika: Deputetët as mos të nisen për të shkuar atje
[]
Balkanweb.com – News24
Aktivisti Edison Lika, gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë, paralajmëroi një pjesëmarrje edhe më të madhe në muajin shtator.
Lika tha se pushteti është i frikësuar nga numri i qytetarëve që pritet të marrin pjesë në protestat e ardhshme.
“Në shtator do të jemi edhe më shumë, këtë e di dhe pushteti, ndaj është frikësuar.
Prej ditës së fundit të Parlamentit e deri më sot, i kemi vezët gati.
Ai Parlament, në shtator, do të jetë i popullit dhe ata as të mos nisen për të shkuar”, u shpreh aktivisti para protestuesve.