Sot, kemi dy Shqipëri brenda të njëjtit territor, të njëjtit shtet dhe të njëjtit realitet politik, social dhe ekonomik. Mund të kontrollojë ekranin e blerë të propagandës, algoritmin e komunikimit, prodhimin e imazhit të një vendi që vetëm ecën përpara. Në fund të fundit, të dyja këto Shqipëri janë të pranishme në të njëjtin realitet shqiptar. Dhe, paradoksalisht, pikërisht kjo bashkëjetesë e bën përplasjen mes tyre edhe më të thellë, edhe më të pashmangshme. Një kryeministër mund të ndërtojë një imazh të mirëkuruar të vetes, madje edhe një narrativë si mjeshtër i akrobacive përmes sofizmave.