Nëpërmjet shtetit të demokracisë kushtetuese përcaktuan qartë dhe prerë të drejtat dhe detyrimet ligjore të çdo pushteti dhe institucioni, duke i dhënë kufijtë secilit. Kjo përbën edhe sëmundjen më të rëndë dhe më të vështirë të politikës aktuale shqiptare, sëmundje e cila është trashëguar nga të gjitha qeverisjet e majta dhe të djathta të deritanishme. Prandaj edhe në reformat që mendohet të bëhen është e domosdoshme që të gjithë titullarëve të institucioneve të pavarura t’u përcaktohet koha e qëndrimit në detyrë, gjë që për shumicën është përcaktuar. Ky është edhe shkaku që lidershipi politik i Bashkimit Evropian nënvizon se anëtarësimi në BE është në varësi të zhvillimeve dhe stabilitetit politik të vendit, pra të shtetit. Prandaj vazhdimi për 19 vjet i të njëjtëve politikanë në krye të partive dhe qeverisjen e vendit është pengesa kryesore e konsolidimit të demokracisë kushtetuese dhe të shtetit demokratik ligjor.