Që do të thotë se institucionet e Kosovës do të duhet të merren serioozisht me këtë deklaratë të ish shefit të propagandës së Sllobodan Milosheviçit. Shpjegova varësinë ekonomike të Serbisë në Perendim, për të theksuar se ekziston fuqia euro-atlantike për ta zbrapsur agresionin genocidist të Serbisë në Kosovë. Në ditët që vijnë do të ketë shqipfolës argatë të Serbisë, të cilët do t’i kërkojnë qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës të bëjë kompromis me Serbinë. Shkurt të rinisë dialogun, të krijojë asosacionin dhe të lejojë “vetëqeverisjen e sërbëve në veri të vendit” nën administrimin e Beogradit. Vetëm se këto i humb përmes penicilinës gjumëvënëse të këlyshve të Serbisë në Tiranë, Prishtinë e gjithandej.