Më shumë se një vit më vonë, Marina ka frikë se djali i saj ka vdekur. Ajo dyshon po ashtu se është njëra prej shumë rusëve, djemtë, bashkëshortët ose baballarët e të cilëve janë dezertorë, pavarësisht gjasave të mëdha që në të vërtetë të jenë vrarë ose të jenë zhdukur në luftime. Marina, e cila jeton në rajonin e Kemerovos, në Siberi, verën e kaluar ndërmori hapa ligjorë për të ndryshuar statusin e të birit, në të zhdukur ose të vrarë në luftime. Është vështirë që shifrat të dihen me saktësi: nuk ka një regjistër të disponueshëm që liston ushtarët e shpallur si dezertorë. Pastaj duhet të paraqisni ankesa të tjera, të kërkoni prova të reja dhe më pas t’i drejtoheni gjykatës”, shtoi Marina.