None
SQ
Shkrimtari serb Svetisllav Basara: “Serbia i fsheh krimet qe një shekull e gjysmë, por era e keqe ka dalë në sipërfaqe”
['Elfije Boletini', 'Kemajl Berisha', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
Gjurmët institucionale të Serbisë në Kosovë janë fshirë në Kumanovë më 1999, është i bindur shkrimari i njohur serb Svetisllav Basara.
Sipas Basarës, gjurmët e fundit të shtetësisë serbe në Kosovë janë fshirë realisht që në ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës në vitin 1999.
Basara pretendon se gjendja aktuale është produkt i mbetjeve të mbledhura nën qilim për më shumë se një shekull e gjysmë.
Qilimi nën të cilin për më shumë se një shekull e gjysmë regjimet fshihnin krimet dhe bëmat e fëlliqura është kalbur dhe përmbajtja me erë të keqe ka dalë në sipërfaqe”, shprehet Basara.
Ai kritikon opozitën serbe dhe rrethin intelektual se në vend që të organizohet në parti liberale-demokratike, rrëshqet sërish në të njëjtin nacionalizëm të rrezikshëm.