None
SQ
Qytetarët e Tetovës kërkojnë lirimin e hapësirave publike
['Elfije Boletini', 'Kemajl Berisha', 'Edonis Bytyqi', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
Tavolina, karrige, frigoriferë, materiale të ndryshme dhe gjësende që shiten bllokojnë dhe pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në trotuare.
Më problem del të jetë lëvizja e personave me nevoja të veçanta si dhe për prindërit që lëvizin me karroca për fëmijë.
Ata ankohen jo vetëm për bizneset, por edhe për veturat e parkuara në trotuare.
Përndryshe, në raste të zaptimit të trotuarit pa leje ose nëse tejkalohet hapësirën e lejuar, inspektorati mund të kërkojë largimin e pajisjeve dhe mund të shqiptojë sanksione.
Ka raste të dokumentuara ku lokaleve u është dhënë afat për largimin e tavolinave/karrigeve të vendosura ilegalisht në trotuar.