Një hetim i bërë nga stacioni televiziv britanik i lajmeve Sky News, zbulon modelin e biznesit që aplikojnë trafikantët shqiptarë të emigrantëve drejt ishullit. Nuk është surprizë për ata që e njohin se si funksionon trafikimi i emigrantëve nga kontinenti evropian drejt brigjeve angleze, që trafikantët përdorin dokumentat fallco për të sjellë emigrantë nga Franca përmes tunelit nëndetar që lidh Francën dhe Anglinë. Sipas një drejtuese të organizatës së bamirësisë, “Unseen”, Justine Carter, lidhja me borxhet ndaj trafikantëve është një mjet i qëllimtë që përdoret për të detyruar dhe trysnuar viktimat drejt borxheve të fryra dhe të manipuluara. Sipas Dr. Hoxhajt, Brexit-i ka ndikuar në kohën që kërkohet nga agjencitë ligjzbatuese britanike për të marrë informacione nga homologët e tyre evropianë. Por faktikisht, ardhjet me gomone vazhdojnë të rriten edhe pas ardhjes së Kryeministrit të ri britanik në detyrë.