Ky kombinim mund të ndikojë në lëvizjen e rrymave ajrore mbi hemisferën veriore dhe të ndikojë në kushtet e motit gjatë dimrit 2026/2027, shkruan Severe Weather Europe. Faza pozitive e IOD-it mund të vazhdojë gjatë gjithë vjeshtës dhe të dobësohet vetëm në fillim të dimrit, duke ndikuar në modelet atmosferike dhe në shpërndarjen e reshjeve në rajone të ndryshme të botës. Megjithatë, kur bashkëvepron me një Super El Niño, mund të formojë një zinxhir shumë më të fuqishëm zonash me presion të lartë dhe të ulët, i cili mund të përhapet në distanca të mëdha dhe të ndikojë në qarkullimin atmosferik global. Pa shumë borëRrymat më të fuqishme ajrore nga perëndimi drejt Evropës do të sillnin gjithashtu më shumë lagështi nga Atlantiku. Në përgjithësi, parashikimet sezonale nuk tregojnë kushte veçanërisht të favorshme për reshje të mëdha bore në pjesën më të madhe të Evropës.