None
IT
Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme
[]
Aktuale - Bota Sot
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, i ka cilësuar si vazhdimësi të retorikës tensionuese deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai i ka cilësuar si teknikisht të parealizueshme paralajmërimet për devijimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit, me qëllim që të vështirësohet jeta e qytetarëve.
Megjithatë, sipas Islamit, deklaratat e tilla përbëjnë përpjekje për të sfiduar autoritetin e institucioneve të Kosovës dhe për të penguar zbatimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.
“Paralajmërimet për devijimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit, me synim vështirësimin e jetesës së qytetarëve, janë teknikisht të parealizueshme.
Megjithatë, kjo qasje shpërfaq një përpjekje të hapur për të sfiduar autoritetin legjitim të Republikës së Kosovës dhe për të penguar zbatimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e saj”, ka thënë ai.