None
IT
Kuvendi mbetet i bllokuar, partitë pa marrëveshje për zhbllokimin e krizës
[]
Aktuale - Bota Sot
Bllokada politike po vazhdon edhe pas skadimit të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Legjislaturës së njëmbëdhjetë.
Deputetët nuk arritën ta përmbyllin procesin brenda 7 gushtit, ndërsa partitë politike vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme për mënyrën e tejkalimit të krizës.
Analisti politik Artan Muhaxhiri e vlerëson situatën si jashtëzakonisht të rëndë dhe shqetësuese, duke e krahasuar me bllokadën politike të vitit të kaluar.
Por, aktualisht, duhet të ketë një kompromis nga z. Kurti dhe nga partia e tij që të shkohet me këtë opsion.
Bllokada institucionale po e lë vendin përballë një situate të pasigurt politike, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për tejkalimin e krizës.