None
SQ
LAMM: Fluks i rritur i udhëtarëve, në Bogorodicë pritet më shumë se një orë
['Elfije Boletini', 'Kemajl Berisha', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Edonis Bytyqi', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
LAMM kumtoi se për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në një pjesë të vendkalimeve kufitare ka turmë. Nga atje theksojnë se në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje pritet edhe më shumë se një orë, ndërsa për hyrje – një orë.Në “Tabanoc” për hyrje pritet më shumë se një orë, ndërsa për dalje – 30 minuta. Pritje ka edhe në “Pelince”.VK Tabanoc për hyrje – më shumë se 1 orë, për dalje – 30 minutaVK Bogorodicë për dalje – më shumë se 1 orë, për hyrje – 1 orëVK Pelince për hyrje – rreth 1 orë, për dalje – 30 minuta.Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.Komunikacioni nëpër rrugët në shtet po zhvilohet pa ndalesa, por edhe intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rrutir.LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, ta respektojnë sinjalizimin në komunikacion dhe të ngasin automjetet me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Paralajmërim i tillë vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.