Ajo dyshon po ashtu se është njëra prej shumë rusëve, djemtë, bashkëshortët ose baballarët e të cilëve janë dezertorë, pavarësisht gjasave të mëdha që në të vërtetë të jenë vrarë ose të jenë zhdukur në luftime. Marina, e cila jeton në rajonin e Kemerovos, në Siberi, verën e kaluar ndërmori hapa ligjorë për të ndryshuar statusin e të birit, në të zhdukur ose të vrarë në luftime. Duke qenë se është e zënë me kujdesin për një foshnjë dhe një fëmijë më të madh, ajo tha se nuk ka as kohë, as mundësi financiare për të luftuar për ndryshimin e statusit të tij. Është vështirë që shifrat të dihen me saktësi: nuk ka një regjistër të disponueshëm që liston ushtarët e shpallur si dezertorë. Pastaj duhet të paraqisni ankesa të tjera, të kërkoni prova të reja dhe më pas t’i drejtoheni gjykatës”, shtoi Marina.