None
SQ
MPB: 15 arrestime për vozitje të rrezikshme, 8 pa patentë, 4 në gjendje të alkoolizuar
['Kemajl Berisha', 'Edonis Bytyqi', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
Gjatë 24 orëve të fundit, në mbarë vendin, policia ka privuar nga liria 15 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve.Nga të arrestuarit, 8 kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, 4 prej tyre të mitur. Katër persona janë kapur duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, ndërsa raste të tjera kanë të bëjnë me drejtim të automjetit pavarësisht ndalesës aktive për vozitje, si dhe kombinimin e këtyre shkeljeve.Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.MPB-ja apelon që drejtuesit të respektojnë rregullat e trafikut dhe të mos drejtojnë automjete pa patentë, gjatë ndalesës së drejtimit apo nën ndikimin e alkoolit.