None
SQ
Nga destinacioni te restorantet, gjermanët i besojnë Inteligjencës Artificiale për pushimet
['Deutsche', 'Deutsche Welle', 'Dw', 'Është Transmetuesi Publik Ndërkombëtar I Gjermanisë', 'I Njohur Për Gazetari Të Pavarur', 'Lajme Të Sakta Dhe Përmbajtje Informative Në Shumë Gjuhë. Dw Ofron Raportime Për Politikë', 'Ekonomi', 'Kulturë Dhe Çështje Globale', 'Duke Promovuar Lirinë E Shprehjes Dhe Vlerat Demokratike Në Mbarë Botën.', 'Elfije Boletini']
Telegrafi
Jeta e përditshme është stresuese dhe shpesh nuk ke shumë kohë për të planifikuar pushimet. Prandaj shumë njerëz në Gjermani po i drejtohen gjithnjë e më shumë Inteligjencës Artificiale për të kursyer kohë dhe për të marrë sugjerime e këshilla.Sipas një njoftimi të shoqatës së industrisë digjitale Bitkom, pothuajse një në katër qytetarë gjermanë ka përdorur sugjerime të Al për të zgjedhur destinacionin e tyre të udhëtimit ose vendin për të kaluar pushimet. Gjithashtu 19 për qind e të anketuarve e kanë përdorur Al për të kërkuar akomodime, si dhe bileta avioni dhe treni.Këto të dhëna bazohen në rezultatet e një anketimi përfaqësues të rreth 1.000 vetëve mbi moshën 16 vjeç.Sipas anketës 6 për qind e të anketuarve thanë se e kanë përdorur Al për t'u bërë një listë të gjërave që duhen të marrin me vete në udhëtim. Ndërsa 5 për qind informohen me ndihmën e Al për këshilla lidhur me destinacionin e udhëtimit ose veçoritë kulturore të destinacionit.Rreth 17 për qind e kanë përdorur Al edhe në vendin e pushimeve për t'u informuar për ekskursioneve dhe aktivitete të ndryshme, ndërsa 21 për qind kanë kërkuar rekomandime për restorante.25 për qind e të anketuarve thanë se kanë përdorur programe të Al për të përmirësuar fotografitë e tyre të pushimeve. /DW/