Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, tha se paktit – i nënshkruar më 7 gusht nga udhëheqësit e tre vendeve – mund t’i bashkohen edhe Egjipti dhe vende të tjera, pasi të zgjidhen një sërë çështjesh teknike. Ne kemi nisur këtu si tre vende dhe duhet të ndërmarrim hapa shumë modestë, por konkretë”, tha ai. Fidan deklaroi se do të krijohet një komitet ministrash, i ngjashëm me atë brenda aleancës së NATO-s, si dhe një sekretariat i përgjithshëm, me seli në Arabinë Saudite. Qeveria turke tha se “marrëveshja nuk bie ndesh me angazhimet e aleancave ekzistuese ndërkombëtare të Turqisë, përfshirë ato që qëndrojnë në thelb të NATO-s”. Turqia është anëtare e aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s.