None
SQ
A duhet dërguar foshnja njëmuajshe në plazh apo pishinë? Morina shpjegon pse tre muajt e parë kërkojnë kujdes të veçantë
['Elfije Boletini', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Gazmend Kajtazi', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi', 'Vjola Cuci', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Stina e verës shpesh i shtyn familjet të kalojnë më shumë kohë jashtë, në plazhe, pishina apo ambiente të hapura. Megjithatë, kur bëhet fjalë për foshnjat e porsalindura, sidomos gjatë muajve të parë të jetës, kujdesi duhet të jetë shumë më i madh.Për këtë temë ka folur neonatologu Luan Morina, në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, i përkrahur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit “Kubati”. I pyetur nëse rekomandohet që një foshnjë e porsalindur apo një foshnjë njëmuajshe të dërgohet në pishina apo plazhe, Morina tha se gjatë muajit të parë, e sidomos gjatë tre muajve të parë, ekspozimi ndaj këtyre ambienteve nuk rekomandohet.“Gjatë muajit të parë, ose realisht tre muajve të parë, nuk është e rekomandueshme që foshnja të ekspozohet me këto temperatura dhe faktorë ekstremë”, tha ai.Sipas neonatologut, arsyeja kryesore lidhet me temperaturat e larta dhe me ambientet ku foshnja mund të ekspozohet ndaj faktorëve të ndryshëm të rrezikut, përfshirë viruset.
Verdhëza te foshnjat, kur është normale dhe kur duhet kontroll? Ky është shpjegimi i neonatologut
“Qoftë temperaturat e larta, ose qoftë ambientet ku normalisht janë të mundshme ekspozime ndaj faktorëve të rrezikut si viruset”, shpjegoi Morina.Ai theksoi se temperaturat e larta gjatë verës mund të jenë të dëmshme për foshnjën, pasi organizmi i saj është ende shumë i ndjeshëm dhe nuk e përballon nxehtësinë njësoj si të rriturit.“Temperatura e lartë sigurisht për foshnjën gjatë verës nuk rekomandohet që të qëndrojë, sepse shkakton telashe”, tha ai.Morina sqaroi se nxehtësia nuk rrezikon vetëm djegien e lëkurës, por mund të shkaktojë edhe humbje të lëngjeve dhe çrregullime në organizëm. Për më shumë shikoni të plotë podcastin "Shëndeti në rend të parë":
- YouTube
www.youtube.com