None
EN
MPB me kontrolle të shtuara në trafik gjatë gjithë fundjavës
['Elfije Boletini', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Bashkim Iljazi', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Eliza Hajzeri', 'Edonis Bytyqi', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e intensifikuara në trafik për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, në kuadër të aksionit të koordinuar evropian të Rrjetit Evropian të Policive të Trafikut – ROADPOL.Nga 3 deri më 9 gusht 2026, Sektori për Çështje të Trafikut pranë MPB-së po zbaton kontrolle të shtuara për zbulimin dhe sanksionimin e drejtuesve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar.Nga policia paralajmërojnë se shpejtësia e tepërt është një nga shkaqet më të shpeshta të aksidenteve të rënda me pasoja tragjike. Çdo tejkalim i kufizimit rrit rrezikun e aksidentit dhe zvogëlon mundësinë për reagim në kohë.MPB u bën apel shoferëve që ta ulin shpejtësinë, ta përshtatin atë me kushtet e rrugës dhe të ngasin me përgjegjësi.“Qëllimi ynë është i vetëm – çdo person të arrijë i sigurt në destinacionin e tij. Ule shpejtësinë. Shpëto jetë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.