Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar në Facebook momentin e largimit të banderolës me mbishkrimin “Free Ukraine”, pas deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd. Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Kosova duhet të respektohet dhe se Prishtina përgjigjet njëjtë sa herë që shtetësia e Kosovës nuk respektohet. “Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, Kryeqyteti Prishtina përgjigjjet gjithmonë njëjtë. Empatia dhe solidariteti ynë do të jenë gjithmonë me popujt që përballen me luftë, dhunë e persekutim.