None
EN
Netanyahu refuzon planin amerikan për Gazën: S’do të ketë shtet palestinez
['Edonis Bytyqi', 'Eliza Hajzeri', 'Elfije Boletini', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Nol Elshani', 'Vjola Cuci', 'Kemajl Berisha']
Telegrafi
Izraeli ka hedhur poshtë planin e fundit të SHBA-së për të ecur drejt fazës tjetër të paqes në Gaza, duke kërkuar çarmatimin e plotë të Hamasit përpara se të tërhiqen forcat izraelite.
“Izraeli e hedh poshtë dokumentin me 15 pika”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu në fillim të një mbledhjeje të kabinetit.
“Dhe kur them çarmatosni Hamasin, kjo do të thotë armë të rënda, armë më pak të rënda, të gjitha armët.
Ata kanë ide, disa prej të cilave janë të pranueshme për ne dhe disa jo, dhe ne dimë si t'i kundërshtojmë këto gjëra", shtoi ai.
“Për sa kohë që unë jam kryeministër, nuk do të krijohet asnjë shtet palestinez — as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor”, vazhdoi Netanyahu.