None
EN
Drejtonte automjetin i dehur dhe pa patentë shoferi, privohet nga liria 41 vjeçari nga Shkupi
['Kemajl Berisha', 'Edonis Bytyqi', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Valon Osmani', 'Nol Elshani', 'Elfije Boletini', 'Vjola Cuci']
Telegrafi
Në rrugën lokale Ilinden-Marinë mbrëmë nëpunës policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor pranë Sektorit për Çështje Rrugore e kanë privuar nga liria D.V.
(41) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin me 2,13 promilë alkool në gjak dhe pa patentë shoferi.
“Gjatë kontrollit të realizuar është konstatuar se ai drejtonte automjetin e udhëtarëve “Opel”, me targa të Shkupit, nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast i janë matur 2,13 promilë alkool në gjak, ndërsa automjetin e drejtonte edhe pa poseduar patentë shoferi.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihen kallëzime përkatëse në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.
Kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, njofotjnë nga MPB-ja.