Pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kriza politike dhe institucionale në vend po thellohet edhe më tej. Përplasjet e vazhdueshme ndërmjet partive politike dhe incidentet brenda Kuvendit po ngrenë pikëpyetje nëse palët do të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për zhbllokimin e institucioneve, apo nëse vendi po shkon drejt një tjetër cikli zgjedhor. “Kjo nuk do të thotë se rrethanat e atëhershme dhe të sotmet janë identike. Pa të, standardet rrezikojnë të shndërrohen në standarde të dyfishta, ndërsa kuorumi nga një instrument kushtetues për garantimin e legjitimitetit shndërrohet në një mjet bllokues të konkurrencës politike. Halili thotë se partitë politike po e trajtojnë konstituimin e institucioneve si vazhdim të betejës elektorale, ndërsa incidentet në Kuvend i konsideron shqetësuese dhe të papranueshme.