Personat që vuajnë nga dhimbjet e shpinës duhet të përfshijnë më shumë qiqra në regjimin ushqimor, pasi ato janë të pasura me proteina bimore, fibra dhe minerale të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe muskujve, sipas “Science”. Studimi, i kryer nga studiues të Universitetit të Miçiganit në SHBA, analizoi të dhënat e 4 123 pjesëmarrësve. Studiuesit zbuluan se personat me cilësi më të mirë të dietës, kishin 24% më pak gjasa të raportonin dhimbje kronike të shtyllës kurrizore. Në të kundërt, konsumimi i lartë i sheqernave të shtuara lidhej me një rrezik më të madh për dhimbje kronike të shpinës. Edhe “Qendra Kombëtare Amerikane për Shëndetin Plotësues dhe Integrues (NCCIH)”, thekson se ushqyerja e shëndetshme është vetëm një pjesë e menaxhimit të dhimbjeve të shpinës, krahas ushtrimeve fizike dhe trajtimeve të tjera të rekomanduara nga mjeku.