None
SQ
Parashikimi i motit: E diela nis me diell, por pasditja sjell reshje dhe shtrëngata shiu. Zonat që do të preken
[]
Shqipëria - Bota Sot
Ditën e Diel vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Në zonën e juglindjes vranësirat mesatare dhe hera-herës deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët përgjatë relieveve malore në lindje, jug – juglindje kryesisht në orët e mesditës e pasdite e në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra.
Në zonën e juglindjes reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.