None
EN
Cluji në vështirësi financiare, Korenica afër largimit
['Agnesa Saraçi', 'Eliza Hajzeri', 'Muhamet Hajrullahu', 'Elfije Boletini', 'Telegrafi Jobs', 'Meka Halal Food', 'Banka Ekonomike', 'Lavdim Pireva', 'Edonis Bytyqi', 'Nol Elshani']
Telegrafi
Meriton Korenica mund t’i japë fund aventurës së tij te Cluji gjatë këtij afati kalimtar veror.Mediumet rumune raportojnë se reprezentuesi i Kosovës dëshiron të largohet nga skuadra rumune dhe tashmë i ka kërkuar menaxherit të tij që t’i gjejë një klub të ri.Dëshira e Korenicës për një aventurë të re përkon edhe me situatën financiare të Clujit. Klubi rumun po përballet me vështirësi ekonomike dhe është i gatshëm të shqyrtojë ofertat për disa prej lojtarëve të tij.Në mesin e tyre është edhe Korenica, për të cilin Cluji raportohet se kërkon rreth 1 milion euro.Interesimi për mesfushorin 29-vjeçar nuk mungon, ndërsa klubi rumun ka marrë oferta edhe për dy futbollistë të tjerë të ekipit. Kjo e bën largimin e Korenicës një skenar gjithnjë e më të mundshëm në ditët e ardhshme të afatit kalimtar.Korenica ka kontratë me Clujin deri në verën e vitit të ardhshëm, çka i jep klubit një mundësi të mirë për të përfituar financiarisht nga shitja e tij para se të hyjë në vitin e fundit të marrëveshjes.Reprezentuesi i Kosovës iu bashkua Clujit në vitin 2024 dhe që atëherë është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës rumune./Telegrafi/