“Më pëlqen që ai është këtu me ne dhe po përpiqem të mësoj prej tij. Siç kam thënë edhe në një intervistë, dua të përfitoj sa më shumë nga çdo ditë që stërvitem me të dhe me stafin e tij. Është një rol që më pëlqen shumë dhe për të cilin ndihem jashtëzakonisht i nderuar dhe krenar”. “Kam mësuar shumë dhe vazhdoj të mësoj çdo ditë. Përpiqem të jap shembullin më të mirë që mundem, si brenda ashtu edhe jashtë dhomës së zhveshjes, në mënyrë që të gjithë bashkëlojtarët e mi të ndihen rehat”, u shpreh ai.