Droni ka rënë në një fushë me luledielli pranë pikës kufitare Kardam, në zonën e Detit të Zi. Nga incidenti nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritetet bullgare kanë nisur hetimet për të përcaktuar origjinën dhe trajektoren e tij. Shpërthim pranë gazsjellësitKryeministri bullgar Rumen Radev tha se droni u rrëzua rreth 1 kilometër nga një stacion kompresori i gazsjellësit Trans-Ballkanik. Sipas autoriteteve bullgare, droni shpërtheu pas rrëzimit dhe dyshohet se mund të ketë pasur një sasi të konsiderueshme eksplozivi. Megjithatë, analizat e para të mbetjeve sugjerojnë se bëhet fjalë për një dron të tipit “Maya”, i cili nuk është projektuar për të mbajtur eksplozivë.