Një atmosferë armiqësore që dridhet si nga tërmeti, një shtet i tërë që nuk të do aty dhe vetë organizatorët e UFC-së që të bëjnë presion të tërhiqesh. Të hysh në “strofullën e ujkut” dhe të dalësh me kokën lart kërkon një karakter të hekurt. Për të arritur majat e arteve marciale mikse, atij i është dashur të bëjë një jetë të dyfishtë. Prindërit lanë gjithçka pas në vitin e errët 1997 për t’i siguruar atij një të ardhme në “Tokën e Premtuar”. Prindërit kanë ikur në vitin ’97, kanë lënë gjithçka mbrapa dhe kanë shkuar në Amerikë vetëm për mua, për të më dhënë një jetë dhe mundësi më të mirë.