Më 4 gusht 2026, SHBK „SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër zhvilloi një varg vizitash te lapidarët, bustet, memorialet dhe varrezat e heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve të etapave të ndryshme të historisë sonë kombëtare. Kjo ditë filloi me një pritje madhështore, një pritje që vetëm tradita dhe bujaria llapjane dinë ta bëjnë. E falënderojmë përzemërsisht për pritjen e ngrohtë dhe për informimin rreth punës dhe sukseseve të shumta të realizuara nga Komuna e Podujevës. Ishin një udhëtim nëpër historinë e Llapit dhe të Kosovës, një mësim i gjallë për brezat e sotëm dhe një dëshmi se liria që gëzojmë sot është ndërtuar me sakrificë, gjak, mund dhe përkushtim. Shkëmbyem përvojat, njohjet dhe libra të ndryshëm që dokumentojnë jetën dhe veprën e familjeve të heronjve, dëshmorëve dhe veprimtarëve tanë të dëshmuar.