Ajo depërton në mendjen dhe në shpirtin e tij, e formon ndërgjegjen dhe e ndërton karakterin. Shën Pali shkruan:“Mos lejo të të mundë e keqja, por munde të keqen me të mirë.” Kur njeriu e humb ndjenjën e mëkatit, fillon ta quajë të keqen të mirë dhe të mirën të vjetruar. Të dashur të rinj dhe të reja, ju lutem: mos bini në kurthet e mësuesve të rremë të botës. Le të jetë rinia juaj një dëshmi se mirësia nuk është dobësi, morali nuk është prapambetje dhe besimi nuk është ikje nga jeta.